Zyra e Prokurimit në Korporatën Energjetike të Kosovës, duket se nuk po mund t’i kryej të gjitha punët vetë. Kjo korporatë tashmë ka angazhuar edhe një kompani konsulente ligjore.
KEK-u ka ndarë 60 mijë euro për angazhimin e një kompanie konsulente ligjore për Prokurim.
“Angazhimi i një kompanie konsulente ligjore”, thuhet në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në KRPP nga ana e KEK-ut.
Sipas dosjes së tenderit, të cilën e ka parë Demokracia.com, KEK-u do të angazhojë kompani konsulente me qëllim që të jap këshilla në fazat më të hershme, këshilla për planifikimin kohor të prokurimeve, bartjen e njohurive në stafin e prokurimit mbi përgatitjen e dosjes së tenderit, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të paraqiten, përpilimin e shkresave, pjesëmarrja në seanca në OSHP etj.
“Qëllimi i angazhimit te konsulentit është te jap këshilla në fazat më të hershme, këshilla për planifikimin kohor te prokurimeve, këshilla mbi proceset e prokurimit përshtatshmëria të një zgjidhjeje të caktuar, te barte përvojën e tyre për mënyrën më të mirë për stafin e KEK-ut për të marrë përfitimet maksimale ndërsa OE që të inkurajojnë për te konkurruar, bartja e njohurive në stafin e prokurimit mbi përgatitjen e dosjes së tenderit, të kritereve të vlerësimit dhe klasifikimi, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të paraqiten, përpilimin e shkresave si dhe pjesëmarrja në seanca në OSHP, në procese gjyqësore apo arbitrazh në rast te kontestit”, thuhet në dosjen e tenderit.
Për këtë tender ka aplikuar vetëm një kompani dhe ajo është shpallur fituese.
Tenderin për t’i këshilluar zyrtarët e Prokurimit në KEK e ka fituar kompania “REXHEPI ZEQIRI ZEJNA L.L.C”, e cila do të përfitojë plot 60 mijë euro.
Punët e porositura do të kryhen në periudhën 12 mujore, që brenda ditës kompania do të marrë 250 euro mëditje. /Demokracia.com/