Qytetarë të shumtë po i japin përkrahje marshit të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në shenjë solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.
Deri më tani ky marsh ka marrë mbështetje të madhe edhe nga disa parti politike, shoqëria civile, shoqata dhe organizata të ndryshme e disa oda ekonomike.
Mbështetje ky marsh ka edhe nga i biri i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Endriti i cili nga ‘Instagram’-i i tij shpërndau posterin kryesor të “Marshojmë për Drejtësi”.