Lajme
Prishtinë: Arrestohen dy femra dhe një mashkull për prostitucion
Demokracia
09:23 | 30 Mars 2023

Share:

Në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë mbrëmë janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim/bashkëkryerje kanë kryer veprat penale mundësimit/detyrimit me prostitucion dhe armëmbajtje pa leje.

Si prova materiale janë sekuestruar: tre telefona, 80€ para, një pistoletë me 4 copë fishekë.

Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara tjetër është liruar.

 

Të ngjashme