Lajme
Dërgohen në mbajtje dy të dyshuarit për ‘vrasje në tentativë’ në Llapnasellë
Demokracia
10:28 | 28 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arritur t’i identifikojë personat e dyshuar lidhur me rastin ‘tentim vrasje’ që ka ndodhur me datën 27.01.2022 në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.

Në njoftimi thuhet se të dyshuarit janë dorëzuar mbrëmë në Polici.

“Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e të dyshuarve nga ana e policisë, kanë bërë që personat e dyshuar: – I. R, mashkull 30 vjeç dhe – D.T, mashkull 22 vjeç, mbrëmë të dorëzohen në polici”, thuhet në raportin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Dërgohen në mbajtje dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë

Pas një pune të intensive hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personat e dyshuar lidhur me rastin tentim vrasje  që ka ndodhë me datën 27.01.2022 në fshatin Llapnasellë të Graqanicës.

Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e të dyshuarve nga ana e policisë, kanë bërë që personat e dyshuar:

– I. R,  mashkull 30 vjeç dhe

– D.T, mashkull 22 vjeç, mbrëmë të dorzohen në polici.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personat e dyshuar  me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme