Lajme
Dyshohet për një shpërthim në Aeroportin “Adem Jashari”
Demokracia
21:08 | 26 Mars 2023

Share:

Demokracia.com minuta më parë raportoi se udhëtarët që po prisnin për fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, janë nxjerrë jashtë objektit.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Demokracia.com.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Demokracia.com se rreth orës 21:00 kanë pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti. /Demokracia.com

 

FOTO| Çka po ndodh në Aeroportin “Adem Jashari”, udhëtarët nxirren jashtë objektit

Të ngjashme