Lajme
Ia huq presidenca, kërkon falje pasi njoftoi se Escobar do të jetë nesër në Prishtinë
Demokracia
21:28 | 23 Mars 2023

Share:

Zyra e Presidencës ka dalë me një sqarim lidhur me një lëshim teknik që është bërë për agjendën mediale të presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

ZRPK njofton se është ripërsëritur njoftimi lidhur me takimin e javës së shkuar mes Presidentes Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve z. Escobar.

Pra, sipas tyre, kjo agjendë ka qenë për datën 17 mars, dhe se nuk është për nesër.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se sot si rrjedhojë e një lëshimi teknik është ripërsëritur njoftimi lidhur me takimin e javës së shkuar mes Presidentes Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve z. Escobar: Agjenda mediale e Presidentes Osmani për datën (17 mars 2023).

Të ngjashme