Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një telefonatë nga Derek Chollet, këshilltarin e posaçëm të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Siç ka shkruar Kurti në Twitter, Chollet e ka uruar atë për marrëveshjen e arritur në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Demokracia.com.
“Pata një bisedë telefonike me këshilltarin Chollet, i cili më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër, duke pranuar detyrat e vështira dhe rrugën e gjatë drejt saj. E falënderova atë për mbështetjen dhe rolin e SHBA-së. Marrëveshja bazë dhe Aneksi, siç potencohet në tekst, tani duhet të ndryshojë realitetin dhe kushtet”, ka deklaruar Kurti.
Në një moment kur Kurti u largua nga seanca e Kuvendit të Kosovës ku po raportonte për marrëveshjen e Ohrit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se ai “e ka një telefonatë të rëndësishme”. /Demokracia.com/
Had a call w/ @CounselorDOS Chollet who congratulated me on the Agrmt reached in Ohër/Ohrid, acknowledging the long & difficult talks. I thanked him for the US support & role. The Basic Agrmt & the Annex, as stated in text & spirit, must now change the ground reality & terms.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 23, 2023