Lajme
Krasniqi: Në villen e Titos, kasapit të shqiptarëve, Kurti i ka pranuar të gjitha ato që ka thënë se nuk do t’i pranojë kurrë
Demokracia
11:54 | 23 Mars 2023

Share:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në seancën e Kuvendit ka thënë se Kurti tash po e pranon se ka Asociacion nga marrëveshja e fundit.

Krasniqi ka thënë se Kurti në “vilën e Josip Broz Titos, kasapit të shqiptarëve, pranoi ato që ka premtu që nuk ka me i pranu kurrë”.

“Sot jemi dëshmitarë të degradimit esencial të dialogut. Kryeministër çka ka, çka s’ka, a ka Zajednicë a ka Asociacion. Me një fjali, mbrëmë e ka përmbysë krejt jetën e tij politike. Sepse po, ka Asociacion dhe ka pasë saherë që ky ka thënë se nuk ka. Sepse loja me fjalë skadon atëherë kur fillon afati i veprimeve. Në vilën e Josip Broz Titos, kasapit të shqiptarëve, pranoi ato që ka premtu që nuk ka me i pranu kurrë”, ka thënë Krasniqi.

Në seancën plenare ku po raporton Kurti për takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars, Krasniqi tha se e ka pranuar që në marrëveshjen finale mos të ketë njohje të ndërjselltë.

“Kapërcimin më të madh në politikën shqiptare e ka bërë Albin Kurti. Unë vërtetë mund të them se nuk ka bërë tradhti kombëtare por ka bërë ndaj ndjekësve të tij dhe militantëve, sepse u ka thënë se s’do të ketë Asociacion. Nga njohja e ndërsjellët e ka pranuar mosnjohjen, është dorëzim me thënë se tekst më të mirë nuk do të kishim mundur të merrnim”, tha Krasniqi.

Të ngjashme