Dua Lipa do të jetë e ftuara speciale e Elton John, një tjetër ëndërr e bërë realitet për këngëtaren kosovare.
Elton John është mikëpritës i ndejës që do të zhvillohet para ceremonisë së ndarjes së Oscars, transmeton Demokracia.com
Elton John, përmes fondacionit të tij ka ftuar edhe shumë artistë të tjerë, të cilët do të performojnë në këtë ngjarje, ndërkaq paratë e mbledhura do të shkojnë në ndihmë të personave të prekur nga sëmundja e Sidës.
“Jeni të ftuar në ndejën e çmimeve të Akademisë për të ndihmuar Fondacionin kundër Sidës të Elton Johnit. Përdorni kodin DUA 80 për një zbritje 80 %”, ka shkruar Dua në Facebook./Demokracia.com/