Alban Bajrami, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë një deklaratë interesante, pak edhe të çuditshme, në Klan Kosova.
I ftuar në “Info Magazine”, Bajrami është pyetur në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili theksoi se ka korrupsion në nivelet e larta, përfshirë ekzekutivin.
Bajrami, që duket se nuk i pëlqeu pyetja, deklaroi se nuk e ka lexuar raportin.
“Unë nuk e kam lexuar raportin e fundit, nëse s’gabohem ka dalë dje, por në të gjitha indekset e tjera, nuk e kam lexuar këtë të DASh-it, por në të gjitha indekset e tjera, Ëorld Justice Project, ne jemi ngritur për 17 ose 25 vende” – tha Bajrami.