Lajme
Shpërthen një granatë e vjetër në Prrenjas, plagosen banorët që po punonin tokën
Demokracia
14:42 | 19 Mars 2023

Share:

Tre persona janë plagosur nga shpërthimi i një granate të vjetër teksa punonin tokën e tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Karkavec të Prrenjasit ndërsa të plagosur janë Olsi Elezi, 45-vjeç, Yllka Bishtogu, 61-vjeçe dhe Viturie Bishtogu, 58-vjeçe.

Për shkak të plagëve të marra, të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Elbasanit.

Dy gratë, të cilat janë në gjendje më të rëndë janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Janë ende të paqarta rrethanat se si një granatë e pashpërthyer ndodhej në një tokë bujqësore ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Policia thotë se dyshimet janë për një granatë të vjetër e mbetur e pashpërthyer. Në momentin e shpërthimit familjarë të tjerë janë gjendur pranë, por fatmirësisht nuk kanë marrë dëmtime.

Të ngjashme