Lajme
Latifi: Edhe themeluesi i Shërbimit Informativ të Shqipërisë ka qenë nga Kosova
Demokracia
16:55 | 17 Mars 2023

Share:

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka shkruar në lidhje me propozimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që shefe e Shërbimit Informativ të Shqipërisë të jetë kosovarja Vlora Hyseni.

Sipas Latifit, edhe shefi i parë i SHISH-it dhe themeluesi ishte nga Kosova. Bajram Curri ishte themelues i SHISH-it, dhe sipas Latifit, e ka kryer detyrën me sukses.

Kujtojmë se Vlora Hyseni në fakt ishte shkarkuar nga Presidentja Osmani.

Statusi i plotë i Latifit:

“Edi Rama paska propozu një kosovare për ta drejtu SHISH( Shërbimin Informativ i Shtetit). Ky lajm më kujtoi një fakt historik pak të njohur: Themeluesi dhe drejtuesi i parë i Shërbimit Informativ në historinë e shtetit shqiptar po ashtu ka qenë një kosovar: Bajram Curri. Fakti se Currin kurrë nuk ia patën dalë ta rekrutonin ose blinin armiqtë e kombit shqiptar, na e dëshmon se ai ishte me plot meritë në atë detyrë. Siç tregon Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij, kur njëherë serbët u munduan ta bëjnë për vete, Bajram Curri u ishte përgjegjur:

“Deri më tani kam qenë armiku juaj, dhe i tillë jam edhe sot e kësaj dite. Kosova e robëruar mua do më shohë ose në arkivol, ose si ngadhënjimtar! Ndryshe s’bëhet!”.

Të ngjashme