Lajme
Hëngrën karamele marihuane në shkollë, tetë fëmijë përfundojnë në spital në SHBA
Demokracia
18:03 | 16 Mars 2023

Share:

Tetë fëmijë u sëmurën në një shkollë në Los Anxhelos të mërkurën pasi hëngrën karamele me  marihuanë, thanë autoritetet.

Paramedikët u thirrën në Sun Valley Magnet School pak para orës 13:30 dhe fëmijët varionin nga mosha 12 deri në 16 vjeç, tha Departamenti i Zjarrfikësve.

Ata u sëmurën papritmas pasi hëngrën karamele që kishin përbërje marihuane, sipas autoriteteve.

Të gjithë ishin të vetëdijshëm. Tre u dërguan në shtëpi dhe pesë u dërguan në spitalet lokale, por nuk ka asnjë informacion për gjendjen e tyre.

Të ngjashme