Marina Kolumbiane ka zbuluar një nëndetëse “fantazmë”, brenda së cilës u gjetën dy trupa të pajetë si dhe dy të mbijetuar në gjendje jo të mirë shëndetësore. Gjithashtu u zbuluan dhe kokainë me një vlerë më shumë se 87.7 milionë dollarë.
Në një deklaratë për mediat, Ministria e Mbrojtës Kombëtare të Kolumbisë u shpreh se ka pasur një aksident brenda nëndetëses për shkak të gjenerimit të gazrave toksikë nga karburanti.
Hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe për origjinën e kokainës.