Lajme
Inspektorati largon nga tregu katër produkte, vlerësohen si të rrezikshme
Demokracia
15:13 | 14 Mars 2023

Share:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Inspektorati ka larguar nga tregu katër produkte, të cilat vlerësohen se paraqesin rrezik serioz për përdoruesit.

MINT në përmjet një njoftimi ka bërë të ditur se identifikimi i këtyre produkteve ka ardhur si rezultat i mbikëqyrjes së tregut të brendshëm dhe konstatimit që të njejtit nuk plotësojnë kriteret themelore të sigurisë së produkteve.

“Ministria e Indistrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga të gjitha produktet e pasigurta në treg, me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

INSPEKTORATI I TREGUT LARGON NGA TREGU PRODUKTE TË PASIGURTA

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Inspektoratit të Tregut njofton konsumatorët se ka larguar nga tregu 4 produkte të cilat vlerësohet se paraqesin rrezik serioz për përdoruesit.

Identifikimi i produkteve të pasigurta ka ardhur si rezultat i mbikëqyrjes së tregut të brendshëm dhe konstatimit që të njejtit nuk plotësojnë kriteret themelore të sigurisë së produkteve.

Ministria e Indistrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga të gjitha produktet e pasigurta në treg, me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Për çdo rast qytetarët ftohen të raportojnë në:

Tel: 0800 11000 ose

E-mail: [email protected]

Të gjitha kërkesat dhe raportimet tuaja do të shqyrtohen me kujdes.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj!

Më poshtë janë fotografitë dhe përshkrimet e produkteve që janë larguar nga tregu.

Të ngjashme