Në rrugën Mitrovicë – Prishtinë është ndaluar një veturë e cila në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50kmh kishte vozitur me shpejtësi 130 kmh.
Njësiti i Trafikut i Policisë së Mitrovicës gjatë kontrollit në rrugën nacionale kishte identifikuar veturën.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë(5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një (1) viti.