Selena Gomez e kishte me gjithë mend kur këndoi, “Unë do të kthehem si bjonde”.
Ylli i popit, 28 vjeç, përmes një fotografie në llogarinë e markës së saj të bukurisë ‘Rare Beauty’ në Instagram, zbuloi pamjen e saj të re.
Ajo ka lyer flokët dhe tani është rikthyer në bjonde.
“Pamje e re. Duhet të zgjedh buzëkuq dhe blush të ri nga marka Rare Beauty” ka mbishkruar selfien e saj.
Teksa është e rrallë të shohësh Gomez pa ngjyrë të errët, kjo nuk është hera e parë që ylli provon flokët e bardha. Ajo edhe në vitin 2017 shkëlqeu me këtë ngjyrë flokësh.
Ky ndryshim i këngëtares është pritur mjaft mirë nga fansat, duke e quajtur atë “Mbretëresha e Bjondeve”. /Demokracia.com/