Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kritikuar vazhdimisht për mungesën e investimeve kapitale.
Ai nuk është parë të ketë dalë shpesh në terren për të përuruar projekte të ndryshme, për çka edhe ka pasur debate disa herë në Kuvend.
Megjithatë, Kurti sot do të shkojë në Kamenicë, komunën në të cilën kryetari e mban një pikturë ku duket Kurti ndërsa pasqyrimi i tij është një luan.
Atje do të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të një shkolle.
Këtë e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit ku kanë njoftuar se vëria e gurëthemelit do të bëhet me fillim nga ora 11:00.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në vënien e gurthemelit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Fan S. Noli”, Kamenicë. VENDI: Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Fan S. Noli” (Përballë bulevardit të qytetit), Kamenicë. KOHA: 11:00”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.