Manchester United ishte në formë të shkëlqyer, por xhiron e kaluar u turpërua në derbi nga Liverpooli duke humbur me rezultat 7-0.
Në kuadër të xhiros së 27-të, Djajtë e Kuq do të jenë nikoqir të skuadrës së fundit në tabelë Southampton.
Djajtë e Kuq duan ta harrojnë turpin e Anfield dhe të kthehen te fitoret për të mbajtur distancën me ndjekësit e tjerë në pozitën e tretë.
Në anën tjetër mysafirët kanë nevojë të madhe për pikë dhe kanë udhëtuar drejt Old Trafordit për të shkaktuar befasi.
Formacionet zyrtare:
Manchester United: De Gea, Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Shaw, Casemiro, Bruno Fernandes, Antony, Sancho, Rashford, Weghorst.
Southampton: Bazunu, Walker-Peters, Bednarek, Bella-Kotchap, Perraud, Lavia, Ward-Prowse, Alcaraz, Walcott, Kamaldeen, Adams.