Aktori i njohur Jeton Zogjani shpreh dhimbjen për vdekjen e djaloshit të quajtur Elmedin, përmes një statusi në Facebook.
Një fëmijë 13-vjeçar është gjetur i vdekur sot më 24 prill në dhomën e tij të gjumit.
13-vjeçari i cili vdiq ishte fëmijë i komunitetit romë, të cilin e kishin njohur shumë persona.
Ndër personat që njihnin djaloshin e quajtur Elmedin ishte edhe aktori i njohur Jeton Zogjiani.
Ai përmes një statusi në llogarinë e tij personale në Facebook ka treguar se si e njihte djaloshin dhe çfarë kishin bërë ata të dy bashkë.
Në këtë status prekës aktori shpreh dhimbjen që ndjen për vdekjen e djaloshit ndërsa tregon se Elmedini kishte vuajtur shumë në jetë.
Demokracia.com ju sjell statusin e plotë të Zogjianit:
Si u njjohem me Elmedinin?
Ne lokalin tim, Elmedini vinte shume shpesh, ishte shume i ri, diku rreth moshes 7-8 vjec. Aty bisedonim bashke, i shpjegonte hallet e komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptas sikur nje i rritun. E dhimeshme…! Elmedini, pothuajse vet e mbante familjen… Keto ishin shqetsimet qe i ndanim bashke. Elmedini ishte njelloj kryefamiljari qe mbante familjen duke kerkuar lemoshe, keto shqetsime i ndanim bashke me te. Nga perpjekja per te mbijetuar, shpesh here e shante jeten, gjene me te shtrejte “ta q*fsha jeten” , i buronte nga mllefi e qe nuk dinte me artikulu, por e dinte qe jeta po i shkon keq! Tonoo, kur te rritem a ke me marr me punu ketu te ti? Po, Elmedin. Gezimi i tij, o Zot. Kur rrinim vone te lokali duke tentu per te ja mesu shkronjat, ma bente ”Tonooo, a don me me çu ne shpi ti? A po ma pagun taksin? Ne te shumten e rasteve e kam çu vete, dhe ishte aq i pjekur per moshen qe kishte, te linte goje hapur. Jeta e veshtire e kishte sprovuar mbar e mbrapesht! Kohes se fundit filluam te shiheshim me pak! Kur e takoja, e pysja ku je Elmedin, nuk te kam pa qe sa? O tonoo, po rri ma shume ka rruga B, po leviz puna me shume, qeshnim bashk! Elmedini shqetesohej edhe per motrat e vellezrit e tij me te vegjel, edhe kur me thoshte, Tonoo me duhet me jau ble femive do “bebellak” se nuk kan! Elmedini vete ishte 13-14 vec, femi pa femijeri.
Elmedin ja pagunte nenes se ti edhe kestin kreditor, edhe rrymen kur ja qkyqshin, per Elmedin ishte brenge se si me rikyqe. Mos te harrojme krejt keto ende pa i mbush 12 vec! * Zoti ktheu ne gjirin e ti engjullin per mos ta sprovuar me shume, se per moshen qe pat kaloj boll sikur ti kishte nja 55-56 vjet! * Dora e shtetit te komunitetet tona pothuajse nuk vrehet. Jetojn keq Elmedinat, derisa ne kete Shtet nuk jetojne dinjetetshem komunitetet kurr syt nuk kemi me i qel. Deri at’her nga zemra e plast po e them dhe po e perseris Elmedini siq thoshte: “ta q*fsha jeten”.