ShowBiz
Kristi: Kjo me Keisin nuk është dashuri, është interes
Demokracia
09:42 | 11 Mars 2023

Share:

Gjatë një bisede me Luizin, Kristi ka deklaruar se ndjesia që ka krijuar me Keisin nuk është dashuri.

Ai tha se deri tani është vetëm interes romantik mes tyre.

Kristi: Marrëdhënia jonë është parë me sy tjetër

Luizi: Ty të lind dashuria vetëm kur ke uri?

Kristi: Mua më lind interesi kur vjen momenti.

Ai bëri deklaratën teksa u pyet nga banori tjetër, Luizi: A ka ardhur momenti që të thuash “jam i dashuruar”?

Kristi deklaron më pas duke thënë: Jo, për dashuri për mua është shumë gjë serioze. Nuk jam i dashuruar. Gjithmonë ke potencial për të dashuruar se dashuria është kudo. Për të thënë që unë kam dashuri romantike me Keisin është shumë herët. Është shumë herët! Unë i jap vlerë dashurisë. Unë me Keisin po shkojmë shumë mirë me njohjen që kemi me njëri-tjetrin. Kemi shumë interes romantik dhe unë jam i sigurt se nëse vazhdojmë kështu mund të krijojmë një marrëdhënie shumë të bukur ku bën pjesë dhe dashuria.

Të ngjashme