Finalistët e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova e kanë përmbyllur natën e spektaklit Prime në mënyrën më të mirë.
Kjo falë këngëtares Loreta Kaçka – Lori, e cila iu ka dhuruar atyre një super performancë ‘live’ që ndezi atmosferën në oborrin e shtëpisë së “Vëllait të Madh”.
Lori ka interpretuar këngë popullore tradicionale të muzikës shqiptare si dhe disa prej hiteve më të mëdha të repertuarit të saj.