Para se të bëhej kryeministër, Albin Kurti kishte premtuar rritje të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe ulje të çmimeve.
Por, prej ardhjes së tij në pushtet, çdo gjë u shtrenjtua dhe jeta e qytetarëve u rëndua.
Sipas Institutit GAP, në vitin 2022, qytetarët kanë hyrë minus në banka 414.8 milionë euro, që shënon mbitërheqjen më të madhe në dhjetë vjetët e fundit.
Më 2022, qytetarët kanë tërhequr 143 milionë euro më shumë se në vitin 2021, shkruan Demokracia.com.
“Gjatë vitit 2022, Kosova është përballur me një normë të lartë 📈të inflacionit. Një ndër format më të shpejta dhe më me pak procedura për bizneset dhe qytetarët për të huazuar nga bankat mbetet ajo e mbritërheqjes/overdraftit. Të dhënat nga BQK tregojnë se gjendja e mbitërheqjeve nga bizneset dhe ekonomitë familjare në fund të dhjetorit 2022 ishte rreth 415 milionë euro, apo për rreth 143 milionë euro më e lartë📈se në dhjetor 2021.”, thuhet në njoftimin e GAP.