Sport
City, Liverpooli dhe Chelsea në garë për Gvardiolin
Demokracia
14:23 | 09 Mars 2023

Share:

Manchester City, Liverpooli dhe Chelsea janë në garë për ta transferuar mbrojtësin e Leipzigut, Joshko Gvardiol gjatë verës së këtij viti, shkruan “Daily Mail” të enjten. Klauzola e lirimit prej 110 milionë eurosh në kontratën e 21-vjeçarit bëhet aktive në vitin 2024.

City është i gatshëm të paguajë 110 milionë euro për mbrojtësin e Përfaqësueses së Kroacisë. Kroati me klubin gjerman ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Krahas klubeve angleze interesim për kroatin kanë shprehur edhe Reali dhe Bayerni.

Në sezonin aktual Gvardiol ka shënuar dy gola në 29 ndeshje në të gjitha garat.

Të ngjashme