Mbrëmë në “Big Brother VIP Albania”, tre të nominuarit e kësaj jave, Olta, Armaldo dhe Kristi i janë përgjigjur pyetjeve të parashtruara nga banorët e tjerë të shtëpisë.
Përgjigjja që ka bërë më së shumti bujë ka qenë ajo e Oltës, ku ka treguar se kush do të donte ta fitonte “Big Brother”.

“Nëse nuk e fitoj unë do të doja ta fitonte Kiara. E shikoj shumë favorite për ta fituar”, i është përgjigjur Olta pyetjes së Qetsorit.
Ky i fundit, ka replikuar duke thënë “Kiara nuk e beson këtë që thu”.

“Po mirë mund të mos e besoj po unë e shoh shumë të fortë për ta fituar”, i ka replikuar Olta.