Këngëtari i njohur, Sabiani, u rifut sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ai hyri të shtunën (4 mars) dhe duket se kishte një qëllim pasi vajza e tij, Keisi Medini, ndodhet brenda dhe se nuk i kanë pëlqyer disa situata që ndodhën.
Sabiani siç ka deklaruar nuk është dakord me lidhjen e të bijës me banorin Krist Aliaj.
Foto: Screenshot/Instagram
Ndërsa çifti po vihen në siklet në prani të tij, ata kanë zgjedhur mënyra të tjera për të komunikuar.
Ditën e sotme (e hënë) kanë qenë duke qëndruar në oborr dhe është parë se të njëjtit kanë komunikuar me shenja.
Foto: Screenshot/Instagram
Kjo mbase kanë një respekt për Sabianin dhe Kristi nuk do që të dalë keq para tij.
Nga ana tjetër, Keisi u shpreh se nëse eliminohet të martën (7 mars) Kristi, do të largohet edhe ajo bashkë me të atin.