Lajme
DOKUMENT| Investimi i “madh” i Qeverisë, Albin Kurti e blen 1 mijë euro një TV për zyre
Demokracia
11:34 | 06 Mars 2023

Share:

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë një investim në teknologji, duke blerë një TV në vlerë të 1 mijë eurove. Ky TV është paraparë të vendoset në zyrën e Albin Kurtit.

Albin Kurti tash e tutje do t’i shikojë më me komoditet programet televizive ose ndonjë film nga zyra e tij.

Për shefin e ekzekutivit tashmë është blerë një TV i ri, për të cilin janë shpenzuar 1 mijë euro.

Kjo blerje është bërë përmes një tenderi publik, që është shpallur tri ditë më parë.

“Furnizim me TV. Data e nënshkrimit te kontratës: 02.03.2023. Numri i tenderëve te pranuar: 2. Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 2. Emri zyrtar: Eor Group SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës 999.00 euro. Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë: 1,199.00”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit janë dhënë edhe detaje specifike për TV që ka vendosur ta blejë zyra e Kurtit.

“Furnizimi me TV-led. Permasat 75’. Rezolucion 4k, ultra HD. Smart Tv ose ekuivalent. Frekuenca 2000 hz. HDMI, x USB, etj”. /Demokracia.com/

Të ngjashme