Lajme
Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme, temperaturat deri në 15 gradë
Demokracia
13:47 | 05 Mars 2023

Share:

Javën e ardhshme pritet të jetë me mot të butë, vranësira e diell, mirëpo ka mundësi edhe për riga lokale shiu të hënën dhe të premten.

Prishtina Weather ka publikuar motin për pesë ditët në vijim:

Pas ngricave të hënën në mëngjes, java parashihet me mot të butë, vranësira e diell.  Mundësi edhe për riga lokale shiu ditën e hënë dhe të premte.

5.03.2023 – Mot më i butë parashihet gjatë javës vijuese në vendin tonë, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.  Të hënën në mëngjes do të ketë edhe ngrica, e pasdite mundësi për riga lokale shiu.  Riga lokale shiu ka gjasa të ketë edhe ditën e martë, por më të shprehura mund të jenë ditën e premte.

Qarkullim i mirë ajror parashihet gjatë javës, që edhe mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme.  Vetëm në raste kur do të ketë qetësi, orëve të mbrëmjes, vende-vende indeksi kalon në vlera të dobëta.

6.03 – Ngrica në mëngjes.  Vranësira të ndryshueshme ditën, me mundësi për riga lokale shiu.

7.03 – Vranësira paradite, e gjatë ditës intervale me diell.  Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

8.03 – Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

9.03 – Më ngrohtë, kryesisht me vranësira dhe erë.

10.03 – Vranësira të ndryshueshme, intervale me diell dhe orëve të pasdites mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat me tendencë të rritjes.  Minimalet të hënën zbresin edhe deri në -2C, e më pas në rritje deri në 5C, e ato maksimale shënojnë rritje deri në 14C e 15C ditën e enjte.

Era ndryshon drejtimin nga jugu e jugperëndimi dhe frynë edhe mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme, 7-15m/s.

Shtypja atmosferike zbret lehtazi nën vlera normale.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Hen, 6.03 Mar, 7.03 Mer, 8.03 Enj, 9.03 Pre, 10.03 12°2° 8 2° 13 14°5° Era: 7-12m/s Shtypja: 101 2mb Lageshtia: 57% UVI: 3 15 12°5° Era: 4-8m/s Shtypja: 1007mb Lageshtia: 53% UVI: 3 Era: 7-13m/s Shtypja: 1009mb Lageshtia: 53% UVI: 3 AQI PM2.5 10/35 Era: 7-15m/s Shtypja: 1009mb Lageshtia: 60% UVI: 3 AQI PM2. /40 Era: 2-7m/s Shtypja: 1007mb Lageshtia:67% UVI: 3 AQI PM2.5 5/30 Parashikimi mẽ: 5.03.2023 Prishtina Weather"

Të ngjashme