ShowBiz
Reperi Shock G është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli
Demokracia
13:58 | 23 Prill 2021

Share:

I njohur për hitin e tij ‘The Humpty Dance’ dhe punën e tij me Tupac Shakur, reperi i njohur Shock G ka vdekur në moshën 57-vjeçare.

Ai u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Tampa të enjten, ka njoftuar babati i tij Edward Racker.

Shkaku i vdekjes ende nuk dihet por nuk kishte shenja të traumës. Babai i tij ka treguar se autoritetet do të kryejnë autopsinë, informon Demokracia.com.

Shock ishte i njohur për bashkëpunimet e tij me 2Pac … ai është paraqitur në këngën e Pac të vitit 1993, “I Get Around” dhe ai ishte një nga producentët në albumin debutues solo të Tupac në vitin 1991, të titulluar “2Pacalypse Now”. /Demokracia.com/

Të ngjashme