Uji i orizit është një nga trajtimet më të mira për flokët, dhe ka gjetur një përdorim të gjerë tek vajzat duke u bërë trend në TikTok. Ai siguron ushqimin adekuat të flokëve dhe zvogëlon dëmtimin e tyre. Shërben madje edhe si balsam për flokët.
Këto janë përfitimet që merrni nëse përdorni ujin e orizit:
Rrit flokët
Uji i orizit ndihmon në fillimin e rritjes së flokëve dhe gjithashtu parandalon rënien e tyre. Prania e vitaminës B, C, E pasuron flokët dhe i ndihmon ata të rriten më shpejt.
Parandalon dëmtimin e flokëve
Uji i orizit ndihmon në parandalimin e dëmtimit të flokëve. Gjithashtu mbron flokët nga rrezet e dëmshme të diellit dhe pluhuri.
Redukton majat e dyfishta
Larja e flokëve me ujë orizi ndihmon në largimin e zbokthit nga flokët. Parandalon gjithashtu kruajtjen dhe tharjen e flokëve.