Politikania opozitare në Turqi ka thënë se partia do të braktisë koalicionin e formuar për të kundërshtuar presidentin Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale të muajit maj.
Meral Aksener, kryetare e partisë nacionaliste Iyi, ka thënë se është ndarë nga koalicioni i fuqishëm prej gjashtë partive, në lidhje me mosmarrëveshjet për zgjedhjen e një kandidati që do t’i dalë përball Erdoganit.
Ndarja në bllokun opozitar, dy muaj para zgjedhjeve presidenciale, është një nxitje e madhe për Erdoganin.