Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i ka reaguar Shefes së GP-së të LVV-së Mimoaza Kusari-Lila, për përdorim të kauzës politike për të goditur kundërshtarët politik.
Tutje, Lushaku-Sadriu ka thënë se Kusari-Lila në mungesë të argumenteve e ka akuzuar Abdixhikun për përdorim të gjuhës mizogjene, e që për këtë anëtarja e LDK-së thotë se e është e dëmshme për gratë që përballen me seksizëm.
Tutje, ajo ka shtuar se përballja me të vërtetën nuk është gjuhë mizogjene.