Nuk mund të thuhet se Gerard Pique është dikush që nuk bën lajme, në çfarëdo konteksti që dikush dëshiron ta konsiderojë atë. Ish-futbollist i suksesshëm si pak të tjerë, me një vitrinë të pafund trofesh mes Barcelonës dhe kombëtares spanjolle (përmendni vetëm katër Ligat e Kampionëve, Kupën e Botës, Kampionatin Evropian të fituar), është tashmë sipërmarrës.
Me kompaninë e tij të eventeve “Kosmos” arriti të krijojë Kupën e re Davis në tenis (nga ky vit nuk është më prerogativa e tij) dhe “Kings League”, e sapoformuar. Pra, 36-vjeçarit katalanas nuk i mungon asgjë, përfshirë polemikat dhe skandalet.
Edhe tani që “i ka varur këpucët në gozhdë”, Pique është çdo ditë në faqe të pare për ndarjen e tij nga Shakira dhe gjithçka që pasoi prej saj, nga lidhja e re me Clara Chia Martì e deri te ‘helmi’ që i hodhi këngëtarja kolumbiane në këngët e saj të fundit.
Asgjë nuk ka që ish-mbrojtësi të mos e përballojë, siç e ka treguar muajt e fundit. Ai vetë nuk i shmanget ekspozimit të tepërt mediatik, duke pasur parasysh se sa personalisht është i përfshirë në menaxhimin dhe promovimin e “Kings League”, që së fundmi ka parë ardhjen e Ronaldinhos.
Krahas transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjeve të futbollit “shtatë kundër shtatë”, presidentët e skuadrave pjesëmarrëse kanë një takim fiks në të cilin takohen për të folur për turneun dhe temat nga më të ndryshmet.
Në një rast të tillë, Pique ekspozoi me krenari orën Casio për t’iu përgjigjur sulmit të Shakirës. Po kështu, disa netë më parë Pique iu rikthye fotos shumë të famshme të vitit 2010, në të cilën portretizohej në një qëndrim shumë ledhatar me Zlatan Ibrahimovic. Në atë kohë ishin bashkëlojtarë te Barcelona.
Të dy u përjetësuan nga një paparac teksa po largoheshin nga stërvitja, teksa bëri shumë përshtypje mënyra intime me cilën po bisedonin. Pique po i shtrëngonte edhe dorën suedezit, ndaj momenti kishte tërhequr shumë vëmendje. Në atë moment spanjolli po niste lidhjen me Shakirën dhe mediat u hodhën mbi atë foto.
Tani, 13 vite më vonë, ish-lojtari i Barcelonës i është rikthyer temës për të sqaruar çështjen. Ka qenë partneri i tij në aventurën e “Kings League”, transmetuesi I famshëm spanjoll Ibai Llanos, i cili ka nxjerrë foton në fjalë dhe ka ngacmuar Piqué:
“Ti e ke puthur Zlatanin në gojë në atë kohë, mund ta lëmë dashurinë të rrjedhë, të lutem…”
Mes të qeshurave të të pranishmëve në puntatën e “Pas Mbretërve”, përfshirë edhe vetë Pique, ky i fundit nuk u përmbajt dhe iu përgjigj kërkesave këmbëngulëse që I janë bërë: “Na thuaj të vërtetën”.