Lajme
Shi e shkarkime rrufesh, ky është parashikimi i motit për sot
Demokracia
07:35 | 02 Mars 2023

Share:

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ku përpos reshjeve lokale gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, pasdite pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke gjeneruar lokalisht rrebeshe shiu, të shoqëruara edhe me shkarkesa rrufesh.

Reshjet do të vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes, ndonëse më të izoluara.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 13-30 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C. /MeteoKosova/

Të ngjashme