Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mungesë transparence në dialog me Serbinë.
Krasniqi në Facebook ka shkruar se kanë kaluar dy ditë prej që Kurti ka pranuar marrëveshjen me Serbinë, e dy vite që e negocion këtë marrëveshje, dhe asnjë fjalë për publikuar për të sqaruar atë që ka pranuar.
“Kur i duhet të shtyjë përpara interesat partiake, nuk heziton të flas në emër të popullit. Kur popullit i duhen informata e kërkon llogari, ai është vet populli”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.