Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, të hënën në Bruksel gjatë takimit të nivelit të lartë në ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, janë pajtuar se plani i tyre është i duhuri për ecje përpara në normalizimin e marrëdhënieve me Serbisë.
Megjihatë, pika 10 e këtij plani obligon palët, që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e së kaluarës që janë arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë këtu edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Por, ndryshe mendonte Kurti në vitin 2016. Madje ai thoshte se themelimi i Asociacionit duhet të ndalet një herë e përgjithmonë.
Madje, ai thoshte se presidenti i “Zajednicës”, do ta kishte numrin personal të Putinit, Medvedevit dhe Rogozinit.
Por, Kurti atë kohë thoshte qe themelimi i Asociacionit, do ta sillte Rusinë te Ura e Ibrit.
“Duhet ta ndalim njëherë e përgjithmonë Zajednicën për shkak se presidenti i Zajednicës do ta ketë numrin personal të Putinit, Medvedevit dhe Rogozinit. Ne nuk do të lejojmë tash ta sjellim Rusinë te Ura e Ibrit”.
Të hënë, Kurti edhe publikisht para mediave pas takimit që pati me Vuçiq pranoi se ishte i gatshëm të nënshkruante planin evropian për dialogun. Ai madje tha se Vuçiq nuk pranoi të bënte një gjë të tillë.
Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011, duke thënë se për këtë temë a folur.
Palët kanë synime të ndryshme sa i përket marrëveshjes finale, që synohet të arrihet në këtë proces. Kosova insiston në njohje reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.