Lajme
Dalin pagat me ligjin e ri| Mësimdhënësi: Kurti na mashtroi, kemi rritje vetëm 48 euro
Demokracia
17:35 | 28 Shkurt 2023

Share:

Punëtorët e sektorit publik gjatë ditës së sotme i kanë pranuar pagat sipas ligjit që ka hyrë në fuqi muajin a kaluar. Por disa prej tyre nuk janë të kënaqur me atë se çfarë kanë parë xhirollogari kundrejt premtimit të kryeministrit Kurti. 

Jakup Gashi, mësimdhënës në Klinë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke shprehur pakënaqësinë me rritjen e pagës, shkruan Demokracia.com.

Ai madje i ka quajtur ekzekutivin si mashtruese, duke treguar se në xhirollogarinë e tij vetëm 48 euro janë më shumë se muajin e kaluar.

“Mashtruesi ka emer. Sapo dolen pagat ne sektorin publik dhe rritje me ligjin e ri i kemi 48€”, ka shkruar Gashi.

Ai ka akuzuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti për mashtrim.

“Ndersa keta mashtronin se do te kete rritje 150€”, ka shkruar në fund Gashi.

Kujtojmë, se me datën 22 dhjetor Kuvendi i Kosovës kishte miratuar në lexim të dytë Projektligjin për pagat në sektorin publik./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme