Lajme
Kurti shkruan edhe në Twitter: E pranuam propozimin evropian, negociatat për zbatim fillojnë shpejt
Demokracia
21:49 | 27 Shkurt 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar edhe në rrjete social pas përfundimit të takimit në Bruksel.

Kurti ka thënë pas takimit se janë në rrugë të mirë për arritjen e marrëveshjes dhe arritjes së fqinjësisë së mirë evropiane, për medie pas takimit, ndërsa në “Twitter” ka thënë se të dy palët janë pajtuar për planin evropian.

“Sot në Bruksel ramë dakord të dy për Propozimin e BE-së të mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe SHBA-ja. Unë ofrova të nënshkruaja zyrtarisht, por Serbia nuk ishte gati. Së shpejti do të vijojnë negociatat për zbatimin. Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për takimin e sotëm”, ka shkruar ai

Takimi tjetër në mes të palëve do të mbahet më 18 mars në Maqedoni të Veriut.

Të ngjashme