Kryeministri Albin Kurti sot është duke zhvilluar takimet në Bruksel me zyrtarët evropianë, derisa pritet të fillojë edhe takimi i përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Siç raporton Express, Kurti në Bruksel po shoqërohet edhe nga profesorin britanik Marc Weller, i cili ishte këshilltar për Kosovën edhe në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999.
Weller, në vitin 2019 ishte angazhuar nga ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, për Hartimin e Draft-Platformës për Dialog. Për këtë punë, ishte paguar 12 mijë euro nga Qeveria e Kosovës.
Sipas kontratës së nënshkruar më 25 shkurt të vitit 2019, Weller kishte afat prej gati tre muajve që të hartonte Draft-Platformën.
Marc Weller është edhe autor i librit “Contested Statehood: “Kosovo’s Struggle for Independence”.