Vetëm dy netë para ndërrimit të motmoteve, në 29 dhjetor 2015, opozitari Albin Kurti kishte shpallur ‘Vdekjen e Zajdenicës’. Por, jo vetëm kaq, ndaj kujtdo që do të këmbëngulte ta zbatonte atë marrëveshje, Kurrti kishte bërë gati njollën më të madhe që mund t’i ngjitet një njeriu, atë të tradhtarit. Madje, për Kurtin, konstatimi i Kushtetueses se Asociaiconi/Bashkësia do të themelohet, ishin fjalë të kota.
Albin Kurti, edhe pse nën arrest shtëpiak, po fliste me shumë vendosmëri për të kundërshtuar Zajednicën, pasi që Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, vetëm një javë para kësaj interviste, e kishte nxjerrë Aktgjykimin lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së parimeve të kësaj marrëveshjeje, që ishte parashtruar nga presidentja e asaj kohe, Atifete Jahjaga.
“Unë jam i bindur që Zajednica ka vdekur”, thotë Kurti që në përgjigjen e parë kur pyetet se si e ka parë Aktgjykimin e Kushtetueses.
“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë që secili nga 7 Kapitujt e Marrëveshjes Mustafa – Vuçiq, e shkelë Kushtetutën e Republikës së Kosovës në 23 Nene. Pra, prej Kapitullit të Parë – Korniza Ligjore, deri te Kapitulli i Fundit – Dipozitat Përfundimtare, secili prej këtyre kapitujve e shkelë Kushtetutën. Rrjedhimisht, nuk ka më Zajednicë. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës e ka vrarë Zajednicën. Përfundimisht e ka mbytur Zajednicën”, deklaronte me plotë bindje kreu i VV-së, Kurti.
Ai insistonte se kjo është kështu edhe pavarësisht se në këtë Aktgjykim, Kushtetuesja konstaton se “Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të themelohet siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës”.
“Por Gjykata Kushtetuese nuk thotë që të anulohet Zajdnica. Qeveria nxitet të vazhdojë tutje, t’i bëjë Dekretet dhe Statutin, por që të kujdeset që të jenë në përputhje me Kushtetutën”, ishte ndërhyrja e gazetarit Rexha, duke marrë përgjigjen e mënjehershme të Kurtit, i cili këto konstatime të Kushtetueses i quante ‘fjalë koti’.
“Në analizën e saj juridike, e cila është shkatërruese për Zajednicën, Gjykata Kushtetuese e balancon me një konkluzion politik, të stilit ‘nuk është tërësisht në përputhje’ dhe të stilit ‘do të themelohet Asociacioni / Bashkësia’ që nuk janë kompetencë e Gjykatës Kushtetuese. Për bindjen time, ato janë fjalë koti. Natyrisht që mund të kenë efekt në opoinionin publik, por si Aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese ai edekonstruksion që i është bërë Zajednicës, ka shënuar edhe fundin e Zajednicës”, deklaronte Kurti, shkruan Demokracia.com.
Në këtë intervistë, Kurti, menjëherë pas këtij Aktgjykimi, kishte filluar të kundërshtonte edhe zbatimin eventual të tij, të pikës së mësipërme. Për këtë, ai kishte bërë gati njollën më të madhe që mund t’i bëhet një njeriu, atë të tradhtisë kombëtare.
“Zajednica është e vdekur. Mirëpo, kjo Qeveri po orvatet ta ringjallë. Të provosh ta ringjallësh Zajednicën do të thotë të përfundosh në pozicionin e nacionalizmit serb. Sepse, pas këtij Aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, të insistosh edhe më tutje, të këmbëngulësh në Zajednicë do të thotë të përfundosh në pozicionin e nacionalizmit serb”, paralajmëronte Kurti./Demokracia.com/