Dua Lipa thuhet se është në lidhje me ish-të dashurin e Rita Orës, regjisorin Romain Gavras.
Këngëtarja, 27-vjeçe, u pa duke lënë pas-ndejën e BAFTAs në Chiltern Firehouse në Londër me Romain, 41-vjeçar.
Ai ishte parë duke mbajtur një distancë pas saj me një pallto të zezë dhe një kapelë të zezë bejsbolli, që ia mbulonte një pjesë të fytyrës.
Dua Lipa (Foto: Getty Images)
Të njëjtit më pas u fotografuan bashkë në sediljet e pasme të një makine.
“Dua dhe Romain kanë qenë duke bërë takime në heshtje për disa muaj”, tha një burim për The Sun.
Rita Ora dhe Romain Gavras (Foto: Backgrid)
“Ata kanë qenë duke shijuar kohën së bashku. Dyshja u takuan me miqtë e ngushtë të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta”.
“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj”, tha më tej burimi.
Dua Lipa dhe Romain (Foto: Getty Images)
“Ajo mendon se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues”.
Dua më parë ka qenë duke shijuar një romancë dashurie me modelin Anwar Hadid.
Romain Gavras (Foto: Shutterstock)
Të njëjtit u ndanë në fund të vitit 2021, pas dy vitesh lidhje së bashku.
Gavras nga ana tjetër ishte në lidhje me yllin e muzikës pop, Rita Ora, 32-vjeçare, për gjashtë muaj përpara se ndarja e tyre të konfirmohej në mars 2021.
Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Getty Images)
Pas disa javësh thashetheme në atë kohë, u konfirmua se çifti zyrtarisht nuk ishin më bashkë dhe u ndanë para Krishtlindjeve të vitit 2020.