Lifestyle
Studim: Nëse flini vetëm 6 orë natën, ju rrisni rrezikun e kësaj sëmundje
Demokracia
16:20 | 22 Prill 2021

Share:

Sipas një zbulimi të ri, mungesa e gjumit mund të rrisë rrezikun e çmendurisë.

Sipas një studimi të ri të botuar të martën në gazetën, Nature Communications rreziku më i lartë është tek personat e moshës së mesme.

Duke fjetur më pak se gjashtë orë natën, rreziku për sëmundjen e demencës (çmendurisë) mund të rritet për 30 përqind, por jo vetëm. Humbja e funksionit njohës, si të menduarit dhe të kujtuarit janë disa nga simptomat tjera.

Studimi u realizua me tetë mijë persona në Britani për më shumë se dy dekada, diku rreth 25 vite, transmeton Demokracia.com.

Studiuesit zbuluan se përqindja më e madhe e çmendurisë ndodhte tek njerëzit që flinin mesatarisht rreth shtatë orë në natë, por që nivelet e çmendurisë u rritën me 30% për ata që bënin gjashtë orë gjumë ose më pak në natë.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, foshnjat dhe fëmijët e vegjël duhet të bëjnë gjumë midis 11 dhe 16 orë në natë, në varësi të moshës.

Fëmijët e shkollës fillore duhet të bëjnë midis nëntë dhe 12 orë gjumë në natë, sipas CDC.

Adoleshentët duhet të bëjnë tetë deri në 10 orë gjumë në natë, sipas CDC.

Të rriturit e moshës 18 vjeç e lart duhet të bëjnë minimumi shtatë orë gjumë në natë, sipas CDC.

Bërja e gjumit të mjaftueshëm dhe gjumi i mirë natën mund të jetë e vështirë për shumë njerëz, tregojnë të dhënat, informon Demokracia.com.

Nëse dëshironi të bëni gjumë të mirë atëherë rekomandohet të flini në zona ku është e ftohtë, errët dhe qetë. Çdo gjë me një ekran – si celularët dhe televizorët – duhet të lihet jashtë dhomës së gjumit.

Gjërat që gjithashtu duhet të shmangen afër kohës së gjumit përfshijnë kafeinë, vakte të mëdha dhe alkool.

Gjtihashtu ushtrimet e rregullta mund të ndihmojnë gjithashtu në përmirësimin e gjumit. /Demokracia.com/

Të ngjashme