Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Leposaviq, konkretisht në fshatin Soqanicë.
Në raportin 24 orësh të Policisë është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti policor dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar.
“VDEKJE E DYSHIMTË /Soqanicë, Leposaviq 25.02.2023-08:24. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar rastin. Njësiti policor ka dal ne vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë me urdhër te prokurorit trupin i pajetë është dërguar në IML-Prishtinë./Demokracia.com/