Stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti është vaksinuar kundër Covid-19 para pak ditësh në Shqipëri.
Përmes një Instastory ai u është përgjigjur të gjithë atyre që e kanë pyetur se si ndihet ai pasi është vaksinuar.
Ai ka treguar se ka ethe, temperaturë dhe plogështi, shkruan Demokracia.com.
“Po kaloj nëpër pas efektin e vaksinës: ethe, temperaturë, plogështi, kokëdhimbje dhe simptoma të tilla”, ka shkruar Sahiti.
Ai tutje vazhdon se çdo simptomë është më e arsyeshme sesa të mos vaksinohemi, duke inkurajuar të gjithë që të vaksinohen kundër Covid-19.
Theksojmë se Valdrin Sahiti është një ndër stilistët më të famshëm në vendin tonë, por jo vetëm. Puna e tij është shumë e pëlqyer edhe në tërë vendet e botës. /Demokracia.com/