Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se kanë përfunduar punimet e renovimit të nënkalimit në Kalabri.
Ahmeti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se projekti filloi vitin e kaluar, raporton Demokracia.com
“Arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane e kur aplikohet në hapësirat e nënkalimeve i bën më atrtaktive për të i shfrytëzuar. Tashmë kanë përfunduar të gjitha punimet e renovimit të nënkalimit në Kalabri përballë Qendrës Klinike Universitare, pjesë e projektit të Drejtorisë për Shërbime Publike që filloi vitin e kaluar.”, ka thënë ai.
Arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane e kur aplikohet në hapësirat e nënkalimeve i bën më atrtaktive…
Posted by Shpend Ahmeti on Tuesday, January 26, 2021
Ahmeti ka thënë se punime dhe renovime po bëhen edhe te nënkalimet në Kalabri, Xhamia e Llapit dhe Bardhosh.
“Shfrytëzimi i nënkalimeve është i rëndësishëm dhe ndikon në rritjen e sigurisë të këmbësorëve, sidomos në pjesët e Prishtinës ku kemi qarkullim të madh të trafikut”, është shprehur në fund ai./Demokracia.com