Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën ”do ta nënshkruajë Asociacionin“.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka deklaruar se ”plani franko-gjerman nuk ka pikur nga qielli“.
Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq më 27 shkurt.
Sipas Çitakut, Kurti do të nënshkruajë marrëveshje për armëpushim e jo marrëveshje finale me njohje reciproke.
Postimi i plotë:
Plani franko – gjerman nuk ka pikur nga qielli. Ai është produkt i negocimit të Kryeministrit tash e dy vite.
Kryeministri Kurti ka arritur suksesshëm që dialogun Kosovë – Serbi nga marrëveshja politike ta kthejë në problem të sigurisë.
Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj marrëveshjen për armëpushim, jo marrëveshjen finale, me njohjen reciproke në qendër.
Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin e tij për të vazhduar dialogun edhe për një dekadë.
Të hënën Kryeministrk Kurti do të nënshkruaj asociacionin, apo Zajednicën siç e quante dikur.
Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik.
Kaq për gjenialitetin e Kryenegociatorit Kurti.