Lajme
Katër të vdekur nga aksidenti në Ferizaj, reagon Haradinaj: Ndihem thellësisht i tronditur
Demokracia
10:10 | 23 Shkurt 2023

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit për aksidentin tragjik të natës së mbrëmshme ku për pasojë humbën jetën katër persona.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjet që humbën të afërmit e tyre dhe ka uruar shërim për të lënduarit.

“Thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve nga aksidenti mbrëmë në magjistralen Ferizaj – Shtime. Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejt për të lënduarit”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme