Lajme
Aksidenti tragjik në Ferizaj, në mesin e të lënduarve edhe një grua shtatzënë
Demokracia
22:08 | 22 Shkurt 2023

Share:

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në aksin rrugorë Ferizaj-Shtime, ku si pasojë katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.

Gazeta Insajderi mëson nga burimet brenda QKUK-së se në mesin e të lënduarve është një grua shtatzënë.

Ky burim i tha Gazetës se gjendja e saj është e rëndë.

“Po edhe një grua shtatzëne është lënduar, gjendja e saj fatkeqësisht është e rëndë”, tha ky burim.

Ndërsa, nga zyra për media e ShSKUK-së kanë thënë për se edhe një person tjetër me lëndime të lehta është duke marrë trajtim mjekësor.

“Një femër e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bëjnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta!”, thuhet në përgjigje e ShSKUK-së.

Të ngjashme