Demokracia.com sot ka raportuar ekskluzivisht për kurdisjen e një kontrate nga Zyra e Kryeministrit Albin Kurti për Valza Kika-Salihu, e cila deri më datën 12 të këtij muaji ishte e angazhuar si këshilltare e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.
Sipas kontratës së publikuar nga Demokracia.com mësohet se ajo mori një pozitë shumë më të favorshme dhe më të paguar nga Zyra e Kurtit.
Nga paga 600 euro e 60 centë sa paguhej si këshilltare e Bislimit, Kika-Salihu prej sot do të marrë rreth 2 mijë euro në muaj apo 23 mijë e 994 euro në vit.
Por, veç dallavereve që bënë Kurti e Bislimi, për të ia dhënë atë kontratë, ajo është hartuar me disa terme të çuditshme, ashtu siç shprehet Bislimi shpesh.
Mbase shprehjet e përdorura në kontratën e saj, do të iu bëjnë të harroni përgjigjen e Bislimit kur e punësoi nipin e tij, Gëzim Tosuni se “nuk e ka takuar në 50 vjetët e fundit”.
Kjo kontratë me gjasë është përkthyer nga ndonjë gjuhë e huaj me ‘google translate”, shkruan Demokracia.com.
Në nenit e shtatë të kësaj kontrate flitet për “Forca madhore”.
Sipas qeverisë me “forcë madhore” nënkuptojmë veprimet e Zotit (qenia më e lartë e mbinatyrshme, e cila ka krijuar gjithësinë, qëndron mbi të dhe drejton gjithçka).
“Termi forcë madhore” do të thotë veprimet e Zotit, goditjet, mbylljet e objektit ose çrregullimet tjera industrial, veprimet e armikut publik, luftërat qofshin të deklaruara ose jo, bllokadat, rebelimet, rastet e dhunës, epidemitë, rrëshqitjet e tokës, tërmetet, shtrëngatat, vetëtima, vërshimet, erozionet, trazirat civile, eksplodimet dhe ndonjë ngjarje tjetër e ngjashme e paparashikuar që është përtej kontrollit të palëve dhe nuk mund të përballohet as me kujdesin e duhur”, thuhet në kontratë.
Po ashtu në njërin prej neneve përdoret edhe termi “demobilizim” i cili përdoret kryesisht me rastin e lirimit nga shërbimi ushtarak i përhershëm ose nga ushtria pas mbarimit të veprimeve luftarake.
“Gjatë periudhës së pamundësisë për përformimi e shërbimeve si rezultat e ngjarjeve të Forcave Madhore, Konsulenti me udhëzim të Autoritetit Kontratktues, do të demobilizohet në ç’rast Konsulenti do të rimbushet për kosto shtesë të cilat i kanë shkaktuar arsyeshëm dhe nëse kërkohet nga Autoriteti Kontraktues për riaktivizimin e Shërbimeve”, thuhet po ashtu në kontratën e Valza Kika-Salihut. /Demokracia.com/