Gjatë gjithë jetës sonë na është thënë që të mbash recipeta është gjëja e duhur, pasi dukesh më tërheqëse, e mban gjoksin e rregullt dhe është thjesht më e përshtatshme.
Megjithatë, mund të ketë disa përfitime të mëdha nëse nuk do të mbanim reçipeta, le të hedhim një vështrim:
E para dhe më e rëndësishmja: rehatia. Ne nuk dimë për ju, por nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të hiqni recipetat pas një dite të gjatë!
Mund të përmirësojë muskujt e gjirit tuaj: Ka pasur shumë studime të bëra në lidhje me efektet e mos veshjes sw reçipeta.
Një studim i gjatë 15-vjeçar zbuloi se mos veshja e reçipetave, mund të ndihmojë në përmirësimin e muskujve të gjirit dhe rritjen e qarkullimit të gjakut, dhe se veshja e tyre mund të dobësojë muskujt që mbajnë lart gjinjtë.
Sidoqoftë, në disa raste, veshja e reçipetave mund të jetë nevojshme për arsye mjekësore të tilla si dhimbje shpine etj. Për më tepër, është e rëndësishme t’i vishni kur bëni aktivitet fizik.
Kurseni ca para: Ne e dimë se sa të shtrenjta mund të jenë!
Veshja e reçipetave nuk parandalon rënien e gjoksit
Janë bërë shumë studime dhe sipas health.com asgjë nuk mund të parandalojë rënien e gjoksit, është thjesht një proces normal i natyrës.
Nëse vendosni të vishni recipeta apo jo varet plotësisht nga ju, mos lejoni që shoqëria ta përcaktojë dhe diktojë këtë. Eshtë trupi juaj dhe për këtë arsye është zgjedhja juaj!/Demokracia.com/